Ömer Faruk Yıldız
11 mars 2022•Përditësim: 11 mars 2022
Forumi Ekonomik Botëror (WEF), i cili mbledh biznesmenë të famshëm dhe burrështetas nga e gjithë bota, ka vendosur të ngrijë të gjitha marrëdhëniet me Rusinë për shkak të sulmit të këtij vendi ndaj Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e WEF-së me seli në Zvicër thuhet se vendimi e ndalon presidentin rus Vladimir Putin të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e forumit.
"Nuk do të kemi marrëdhënie me askënd që është i sanksionuar, ndërsa kemi ngrirë marrëdhëniet tona me subjektet ruse”, tha zëdhënësja e WEF-së, Amanda Russo për "Politiko".
Putin dhe ish-kryeministri rus Dmitry Medvedev ishin pesë herë pjesëmarrës në Samitin e WEF-së nga viti 2007 deri në vitin 2021.