Bota, Kulturë

Fotoreporteri Tato: "Istanbul Photo Awards", referencë e rëndësishme për të interesuarit në fotografi

Fotoreporteri i Agence France Presse (AFP), Luis Tato tha se "Istanbul Photo Awards" ishte një kthesë e rëndësishme në karrierën e tij

Zeynep Katre Oran, Aynur Şeyma Asan, Fatma Zehra Solmaz  | 18.04.2025 - Përdıtësım : 19.04.2025
Fotoreporteri Tato: "Istanbul Photo Awards", referencë e rëndësishme për të interesuarit në fotografi

Ankara

Fotoreporteri i Agence France Presse (AFP), Luis Tato, i cili fitoi çmim me fotografitë e tij në "Istanbul Photo Awards", një konkurs ndërkombëtar i fotografisë së lajmeve të organizuar nga Agjencia Anadolu (AA), tha se konkursi është referencë e rëndësishme për të gjithë ata që punojnë si fotoreporter.

Fotoreporteri i AFP-së, Tato u shpërblye me vendin e parë në kategorinë "Natyra dhe Mjedisi Serial" me fotografinë e tij që dokumenton katastrofën e përmbytjeve në Kenia dhe vendin e tretë në kategorinë "Jeta unike e përditshme" me fotografinë e tij "Brass for Africa" ​​të realizuar në Ugandë në "Istanbul Photo Awards 2025".

Duke folur për Anadolu në lidhje me konkursin dhe historinë pas fotografive që ai bëri, Tato tha se fotografia e tij lidhur me përmbytjet që ndodhën në Kenia në vitin 2024 pasqyron një nga krizat më të këqija klimatike që ka përjetuar rajoni i Afrikës Lindore në kohën e fundit.

Tato tha se situata në Afrikën Lindore ishte shumë e rëndë pas përmbytjeve dhe se shumë vende dhe njerëz u prekën nga përmbytjet. Ai tha se synonte të tërheqë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar për përkeqësimin e krizës klimatike me foton që shkrepi. "Vendet që kontribuojnë më pak në ndryshimet klimatike janë ato që preken më rëndë nga kjo situatë", tha fotoreporteri i AFP-së.

Ai theksoi problemet strukturore që përkeqësojnë efektet e fatkeqësive të tilla natyrore, duke shtuar se mungesa e ndërgjegjësimit midis qeverive, autoriteteve lokale dhe komunitetit ndërkombëtar si dhe infrastruktura e dobët në qytete, vazhdojnë të përbëjnë rrezik për popullsitë e cenueshme.


- "Istanbul Photo Awards një referencë e rëndësishme"

Fotoreporteri Tato tha se "Istanbul Photo Awards" ishte një kthesë e rëndësishme në karrierën e tij.

Ai shtoi se ishte i nderuar që mori dy çmime të ndryshme në konkursin e këtij viti. "Istanbul Photo Awards tashmë është bërë një referencë e rëndësishme për të interesuarit në sektorin e fotoreporterizmit", potencoi Tato.

Në vazhdim ai tha se fotoreporteria është profesion i vetmuar, por ndjenja e komunitetit që jepet nga evente si ky konkurs i bën mirë dhe i shton motivimin.


- Një perspektivë ndryshe në Afrikë

Fotografia e Tatos "Brass for Africa", e realizuar më 23 janar 2024 në Ugandë, ku fitoi vendin e tretë në kategorinë "Singular Daily Life", kap një grup muzikantësh të rinj duke bërë prova.

Tato tha se kjo histori është e rëndësishme dhe se fotografitë nga Afrika përgjithësisht fokusohen tek krizat.

"Ne raportojmë për Afrikën nga një kënd shumë specifik. Kjo është shumë e rëndësishme dhe ne po e ndryshojmë atë tani. Ne kemi filluar ta tregojmë Afrikën ndryshe", tha ai.

Tato theksoi se muzika është universale dhe se ka histori të bukura për të raportuar nga i gjithë kontinenti.

Fotografi i njohur tha se fotoreporterët e rinj mund të përjetojnë pasiguri financiare dhe momente dyshimi gjatë punës së pavarur. "Ndonjëherë njerëzit nuk do ta kuptojnë atë që po bëni, por është shumë e rëndësishme të besoni në atë që po bëni", u shpreh ai.

Këtë vit, konkursi mbështetet nga Turkcell si sponsor i komunikimit ndërsa Agjencia Turke e Bashkëpunimit dhe Koordinimit (TİKA) është sponsori ndërkombëtar i ngjarjeve dhe Turkish Airlines (THY) është sponsor i pjesshëm i transportit.

Informacione rreth fotografive të vlerësuara dhe anëtarëve të jurisë mund të gjenden në "istanbulphotoawards.com".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın