Onur Usta
24 gusht 2016•Përditësim: 24 gusht 2016
PARIS (AA) - Ministria e Jashtme e Francës ka shprehur "kënaqësinë" për operacionin e Turqisë kundër organizatës terroriste DAESH, "Mburoja Eufratit", raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim MPJ e Francës thekson: "Franca shpreh kënaqësinë për intensifikimin e luftës kundër DAESH-it të Turqisë e cila është njëkohësisht edhe vend partner i koalicionit ndërkombëtar kundër kësaj organizate."
Në deklaratë gjithashtu thuhet se është i nevojshëm intensifikimi i luftës kundër DAESH-it dhe pastrimi i saj nga rajoni si dhe mundësimi i një periudhe tranzicioni politik në Siri duke i dhënë fund konfliktit të armatosur.