Haydar Hadi
27 Gusht 2017•Përditësim: 27 Gusht 2017
BAGDAT (AA) – Ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme të Francës gjatë vizitës së tyre në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, theksuan se përkundër referendumit të pavarësisë së Qeverisë rajonale kurde të Irakut, ata mbështesin unitetin e Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga zyra për komunikim e Kryeministrisë së Irakut thuhet se kryeministri i vendit, Hajdar el-Ibadi, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Fracnsë Jean-Yves Le Drian dhe ministren e Mbrojtjes, Florence Parlyn.
Në deklaratë thuhet se “Delegacioni francez shprehu mbështetjen për unitetin e Irakut dhe se nuk pranon problemet të cilat mund të çojnë në tensionimin e gjendjes në vend."
Po ashtu bëhet e ditur se Ibadi ka marrë ftesën zyrtare të presidentit Emmanual Marcon për të vizituar Francën.
Le Drian dhe Parlyn në kuadër të vizitës së tyre në Bagdad janë takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Irakut, Ibrahim el-Xhaferi dhe më pas organizuan një konferencë të përbashkët për media.
Pas kontakteve të tyre në Bagdad, ministrat e Francës udhëtuan për në Erbil ku do të takohen me presidentin e Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut, Mesut Barzani.