Bota

Franca planifikon të organizojë një samit joformal mbi të ardhmen e sigurisë së Ukrainës

Takimi që pritet të zhvillohet nesër në Paris vjen pasi presidenti ukrainas bëri thirrje për krijimin e një ushtrie evropiane, duke paralajmëruar se kontinenti evropian nuk mund të jetë më i sigurt për mbrojtjen nga SHBA-ja

Seda Sevencan  | 16.02.2025 - Përdıtësım : 17.02.2025
Franca planifikon të organizojë një samit joformal mbi të ardhmen e sigurisë së Ukrainës

Istanbul

Liderët evropianë po përgatiten për bisedime të nivelit të lartë mbi sigurinë e Ukrainës, derisa Franca po planifikon pritjen e një samiti joformal, transmeton Anadolu.

Takimi, që pritet të zhvillohet nesër në Paris, pak para përvjetorit të tretë të luftës Rusi-Ukrainë, vjen pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, bëri thirrje për krijimin e një ushtrie evropiane, duke paralajmëruar se kontinenti evropian nuk mund të jetë më i sigurt për mbrojtjen nga SHBA-ja nën presidentin Donald Trump.

Sipas ministrit polak të Punëve të Jashtme, Radoslaw Sikorski, i cili dje foli në Konferencën e Sigurisë në Mynih,, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë presion për një samit të liderëve evropianë në Paris.

Katër diplomatë evropianë, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se diskutimet po vazhdojnë se kush duhet të marrë pjesë. Dy prej tyre konfirmuan se Britania, e cila nuk është pjesë e Bashkimit Evropian (BE), është ftuar gjithashtu.

Mediat holandeze po ashtu raportuan se kryeministri holandez, Dick Schoof, do të udhëtojë në Paris për bisedimet.

Pas telefonatave të ndara javën e kaluar të presidentit Trump me homologun e tij rus, Vladimir Putin dhe atë ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, janë ngjallur spekulime mbi një nxitje të mundshme për një marrëveshje të paqes midis dy vendeve fqinje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.