Yusuf Özcan
07 Shkurt 2019•Përditësim: 08 Shkurt 2019
PARIS (AA) – Franca ka tërhequr ambasadorin e saj nga Italia, Christian Masset, për shkak të akuzave, sulmeve të pabaza dhe deklaratave të papritura të zyrtarëve italianë që përsëriten tashmë disa muaj, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, Agnes Von Der Muhll tha se Franca ka qenë objektiv i akuzave, sulmeve të pabaza dhe deklaratave të papritura që përsëriten gjatë periudhës prej disa muajve. Ajo shtoi se diçka e ngjashme nuk ka ndodhur shumë vite.
Muhll tha se zyrtarët italianë kanë provokuar duke u përzier në çështjet e brenshme të Francës dhe shpalosën analiza të papranueshme që shprehen në respektimin mes dy vendeve.
Ajo shtoi se e gjithë kjo paraqiste një situatë serioze që shtronte pyetjen rreth qëllimeve të Italisë në marrëdhëniet me Francën.
“Para kësaj situate unike qeveria franceze ka marrë vendim për tërheqjen e ambasadorit të saj në Itali”, theksoi Muhll.
Ministri për Rritje Ekonomike, Punë dhe Politikë Sociale të Italisë, Luigi Di Maio, para do kohe njoftoi se në takimin me përfaqësuesit e "jelek-verdhëve" ka biseduar për demokracinë, marrëdhëniet mes dy vendeve dhe të drejtat sociale dhe paralajmëroi takime të reja.
Megjithatë, deklaratat e zyrtarëve italianë dhe francezë të dhëna gjatë disa javëve të fundit shtuan tensionet.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se italianët janë popull i madh dhe miq të tij.
“Ata meritojnë liderë që i ka hije historisë së tyre”, tha Macron në çka zëvendëskryeministri italian Di Maio tha se Franca fillimisht duhet të ekstradojë terroristët dhe vrasësit që me vite i strehon, ndërsa pastaj do të bisedojë me presidentin francez Macron.
“Macron flet se unë dhe Salvini nuk jemi në nivelin e lartë. Le të vendos populli i Italisë për këtë”, tha Luigi Di Maio i cili akuzoi Francën se ndjek politikë kolonialiste në Afrikë dhe u ofroi mbështetje "jelek-verdhëve".
Qeveria e Francës për shkak të deklaratave të Di Maio dhe Salvini, para do kohe në Ministrinë e Punëve të Jashtme thirri ambasadorin e Italisë në Paris.