Alaattin Doğru
01 qershor 2023•Përditësim: 02 qershor 2023
Ministrja e Punëve të Jashtme e Francës, Catherine Colonna, theksoi se shtetet sovrane kanë të drejtën të zgjedhin në mënyrë të lirë aleatët e tyre dhe se për këtë arsye janë pro anëtarësimit të Ukrainës në NATO, transmeton Anadolu.
Colonna mbajti një fjalim në hyrje të takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s që mbahet në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo
Tema kryesore e takimit do të jetë lufta Ukrainë-Rusi, tha Colonna, duke theksuar se vendet e aleancës duhet të tregohen të qëndrueshëm dhe përgjegjës për çështjen e Ukrainës.
Colonna vuri në dukje se vendet duhet t‘i japin përparësi angazhimeve të tyre të sigurisë për Ukrainën.
"Më duhet të rikujtoj një parim ligjor ndërkombëtar të thjeshtë siç është e drejta që të gjithë shtetet sovrane të zgjedhin në mënyrë të lirë aleatët e tyre", shtoi ministrja Colonna.
"Në takim do të bisedojmë edhe për anëtarësimin e Suedisë në NATO. Anëtarësimi i Suedisë duke mos qëndruar vetëm si vëzhgues do të forcojë sigurinë e Evropës, ashtu si në rastin e Finlandës", tha Colonna.
Më tej, ministrja Colonna theksoi se në rendin e ditës së takimit janë edhe tensionet në veri të Kosovës dhe se për "ngjarjet e përjetuara janë përgjegjës pala kosovare dhe ajo serbe".
Palët duhet të "veprojnë me përgjegjësi" nëse kanë dëshirë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian (BE), tha Colonna, e cila u bëri thirrje palëve që të "kthehen në tryezën e bisedimeve sa më parë për sigurimin e paqes".