Onur Usta
11 Korrik 2016•Përditësim: 11 Korrik 2016
PARIS (AA) - Rreth 50 persona janë ndaluar nga policia pas ndeshjes finale të Kampionatit Europian të Futbollit, EURO 2016. Personat janë ndaluar për shkak të trazirave pas humbjes së Francës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim Drejtoria e Policisë së Parisit ka thënë se 50 persona janë ndaluar nga policia, pasi akuzohen se kanë nxitur përleshjen e tifozëve me policinë natën e mbrëmshme pas finales së EURO 2016.
Natën e mbrëmshme policia e Parisit pengoi hyrjen e tifozëve në hapësirën e hapur për ta pasi kishte kaluar limitin e kapacitetit prej 90 mijë personash. Ndërkohë një grup tifozësh përdori lëndë plasëse kundër policisë si dhe i vuri flakën kazanëve të plehrave në këtë rajon. Ndërsa Policia përdori gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre.
Nga ana tjetër Prefektura e Lyon-it ka bërë me dije se natën e mbrëmshme gjatë trazirave, një efektiv i policisë ka mbetur i plagosur dhe 9 protestues janë arrestuar.