Yusuf Özcan
17 Mars 2021•Përditësim: 17 Mars 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar afro 30 mijë raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se me 29.975 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 4.108.108 ndërkohë me 320 vdekje numri i viktimave ka arritur në 91.106.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 25.492 persona, prej të cilëve 4.239 në kujdes intensiv. Ndërkaq, me 1.589 të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 275.360.
Më tej thuhet se vazhdon të rritet numri personave që ndodhen në kujdesin intensiv. Ndërsa norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 është rritur në 7.5 për qind.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 5.435.795 ndërsa 2.310.236 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.
Kryeministri Jean Castex, në një deklaratë në kanalin BFMTV tha se shpreson që rregullatori i ilaçeve në Bashkimin Evropian (BE), Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) të miratojë përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 të zhvilluar nga AstraZeneca
Ai tha se dëshiron të presë radhën e tij për vaksinim. Castex theksoi se do të marrë vaksinën AstraZeneca në rast se përdorimi i saj miratohet nga EMA.
Castex tha se në rajonin Ile-de-France brenda së cilës ndodhet edhe kryeqyteti Paris situata është shqetësuese dhe se për këtë arsye mund të vendoset kufizimi i daljes në rrugë.