Ekip
03 Tetor 2017•Përditësim: 03 Tetor 2017
PARIS (AA) – Pesë persona janë arrestuar sot në mëngjes pasi javën e kaluar në Paris u zbulua një mjet shpërthyes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policia e Parisit njoftoi se banorët të shtunën herët në mëngjes lajmëruan se në një ndërtesë vërejtën aktivitete të dyshimta.
Një zyrtar i paemrëuar tha se mjeti shpërthyes është gjetur dhe deaktivizuar. Pesë persona të dyshuar janë mbajtur në paraburgim, ndërsa kundër tyre është ngritur hetim.
Incidenti ndodhi një ditë para sulmit në Marsejë në të cilin një sulmues me thikë vrau dy gra në stacionin kryesor hekurudhor.
Motivet e tij nuk dihen, ndërsa përgjegjësinë për sulmin e mori organizata terroriste DEASH.
Pritet që sot në sot gjatë ditës Parlamenti i Francës të miratojë ligj të ri për luftë kundër terrorizmit.