Alaattin Doğru
27 qershor 2021•Përditësim: 27 qershor 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 2 mijë raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e Shëndetit Publik njoftoi se në 24 orët e fundit në spitale humbën jetën 12 persona ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 shkoi në 110.980.
Me 2.128 rastet e reja, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 5.766.443.
Ndërkohë norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 ka rënë në 0.8 për qind.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 9.024 persona, prej të cilëve 1.349 në kujdesin intensiv.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 33.310.964 ndërsa 21.104.892 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.