Rahmi Gündüz
11 Mars 2016•Përditësim: 12 Mars 2016
PARIS (AA) - Anija më e madhe e pasagjerëve në botë "Harmony of the Seas" lundroi në udhëtimin e parë të testimit nga porti i Saint-Nazaire, raporton Anadolu Agency (AA).
Anija, e cila është ndërtuar nga kompania franceze STX France në jug të Francës, për shkak të testimit manovriues të aftësive dhe sigurisë do të kalojë tre ditë në det.
Anija peshon 120 mijë ton, ndërsa është e gjatë 362 metra. Ajo ka 16 kuvertën me një kapacitet prej më shumë se 8 mijë pasagjerësh. Në anije do të punojnë më shumë se 2.000 anëtarë të ekuipazhit.