Fatma Esma Arslan
11 Mars 2016•Përditësim: 12 Mars 2016
GRANDE-SYNTHE (AA) - Refugjatët të cilët nga kampi në veri të Francës, Basrocha, u zhvendosën në kampin e ri në Grande-Syntheu, në rajonin Nord-Pas-Calais, po përpiqen të adaptohen në kampin e ndërtuar nga Mjekët pa Kufij (MSF) dhe komuna Grande-Synthe, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet thonë se kampi është ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare, megjithatë pjesa dërmuese e refugjatëve nuk e ndajnë mendimin e njëjtë.
Ekipi i AA gjatë vizitës së kampit takoi 38-vjeçarin Murad nga Iraku, i cili ka mbetur ende në tendën të cilën e ka sjellë nga Basrocha.
"Këto baraka të ndërtuara nuk janë për njerëz, por për pula. Shikoni, nuk ka dallim në mes të kotecit dhe barakës. Në kontejnerët ku nuk mund të jeton asnjë person, është paraparë të jetojnë katër persona", tha Murad, duke shtuar se: "Pjesa e brendshme e saj është e ftohtë si akulli. A mendoni se kjo është ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare".