Onur Usta
19 Tetor 2016•Përditësim: 19 Tetor 2016
PARIS (AA) - Në Francë vazhdojnë protestat e paautorizuara të policëve të cilët protestojnë kundër kushteve të vështira të punës, raporton Anadolu Agency (AA).
Mbrëmë në sheshin Champs-Elysees në Paris qindra policë protestonin kundër kushteve të punës në mënyrë të paautorizuar. Pas kësaj edhe pjesëtarët e forcave të sigurisë kanë protestuar nëpër rrugë.
Rreth 400 policë me automjetet e tyre ishin mbledhur në periferinë jugore të Parisit në Evry për të reaguar kundër rritjes së dhunës ndaj kolegëve të tyre e cila kohëve të fundit ka marrë hov. Forcat e sigurisë kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës.