Bilgin S. Şaşmaz
31 Tetor 2016•Përditësim: 31 Tetor 2016
CHICAGO (AA) – Së paku 14 persona janë vrarë, ndërsa 39 të tjerë janë plagosur gjatë disa incidenteve të cilat fundjavën e kaluar kanë ndodhur në qytetin amerikan Chicago, raporton Anadolu Agency (AA).
Fundjavën e kaluar, në prag të shënimit të Natës së Shtrigave (Halloween) Chicago ishte vendi i disa incidenteve dhe plaçkitjeve, që edhe një herë këtë metropol e ka vendosur në krye të listës së qyteteve amerikane me shkallën më të lartë të krimit.