Bota

Fundoset anija në Nigeri, të paktën 150 persona të zhdukur

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Situata Emergjente, Abdullahi Baba Arah tha se anija me rreth 300 persona u përmbyt mbrëmë në një lum në rajonin Mokwa

Adam Abu-bashal  | 02.10.2024 - Përdıtësım : 03.10.2024
Fundoset anija në Nigeri, të paktën 150 persona të zhdukur

Abuja

Të paktën 150 persona janë zhdukur pasi një anije me pasagjerë u përmbyt në rajonin Niger të Nigerisë, transmeton Anadolu.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Situata Emergjente, Abdullahi Baba Arah tha se anija me rreth 300 persona u përmbyt mbrëmë në një lum në rajonin Mokwa. Ai theksoi se të paktën 150 persona janë zhdukur në fatkeqësi.

Sipas mediave nigeriane, zhytësit vendas shpëtuan shumë udhëtarë pas fatkeqësisë ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në rajon.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın