Said İbicioğlu
07 Dhjetor 2016•Përditësim: 08 Dhjetor 2016
HADRAMEVT (AA) - Njoftohet se numri i të shpëtuarve nga anija e cila fundos pranë ishullit Socotra është rritur në 35, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Peshkimit dhe Prodhimeve Detare të Jemenit, Fehd Kefajin, në një deklaratë në Facebook, theksoi se deri më tani nga anija e fundosur në ujërat e ishullit Socotra janë shpëtuar 35 persona.
Kefajin gjithashtu theksoi se vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe se kanë shpresa për shpëtimin e udhëtarëve të humbur.
Kefajin në deklaratën e mbrëmshme në lidhje me ngjarjen kishte njoftuar se nuk kanë informacione në lidhje me anijen e pasagjerëve e cila udhëtonte nga qyteti Mukella i provincës Hadramevt në ishullin Socotra dhe kishte kërkuar ndihmë urgjente nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Arabia Saudite.