Havva Kara Aydın
23 Shtator 2019•Përditësim: 25 Shtator 2019
Seriali "Game of Thrones" mori 32 nominime në "Emmy 2019" dhe fitoi çmimin më të mirë për dramën në ceremoninë e së dielës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Peter Dinklage fitoi çmimin "Aktori më i mirë shoqërues" (Dramë) për performancën e tij si Tyrion Lannister në serialin e dramës fantashkencë.
"Fleabag", e cila tregon historinë e një gruaje të re ndërsa ajo navigon drejtimin e saj për në Londër, fitoi çmimin "Seriali më i mirë i komedisë".
"Chernobyl" mori çmimin "mini seriali më i mirë" për dokumentimin e katastrofës bërthamore të vitit 1986.
Çmimet të cilat lidhen me spektaklin e Oscar-it u mbajtën në Teatrin Microsoft në Los Angeles.
- Disa nga fituesit e vitit 2019 janë si më poshtë:
Aktori më i mirë në serialin dramë - Billy Porter, "Pose"
Aktorja më e mirë në serialin dramë - Jodie Comer, "Killing Eve"
Aktori më i mirë në serialin komedi - Bill Hader, "Barry"
Aktorja më e mirë në serialin komedi - Phoebe Waller-Bridge, "Fleabag"
Aktorja më e mirë shoqëruese në serialin dramë - Julia Garner, "Ozark"