Bota

"Gati 200 punëtorë të UNRWA-së të vrarë në Gaza"

"Kjo është deri tani humbja më e madhe e personelit të vrarë në një konflikt të vetëm ose fatkeqësi natyrore që nga krijimi i Kombeve të Bashkuara", tha shefi i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë

Ikrame Imane Kouachi  | 27.07.2024 - Përdıtësım : 27.07.2024
"Gati 200 punëtorë të UNRWA-së të vrarë në Gaza"

Ankara

Gati 200 punëtorë të UNRWA-së janë vrarë në Gaza që nga fillimi i ofensivës së Izraelit më 7 tetor 2023, tha sot kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, transmeton Anadolu.

“Kur lufta në Gaza filloi gati 10 muaj më parë, askush nuk mendonte se do të arrinim këtë moment historik të zymtë. Gati 200 anëtarë të ekipit të UNRWA-së janë vrarë në Gaza”, tha Philippe Lazzarini në një deklaratë në X.

“Këta nuk janë numra, këta janë kolegët tanë dhe miqtë tanë”, tha Lazzarini, duke vënë në dukje se “kjo është deri tani humbja më e madhe e personelit të vrarë në një konflikt të vetëm ose fatkeqësi natyrore që nga krijimi i Kombeve të Bashkuara – një realitet që bota nuk duhet ta pranojë kurrë.”

Lazzarini përsëriti “thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për përgjegjësi të plotë për secilën prej këtyre vdekjeve”.

Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Gaza që nga sulmi i 7 tetorit 2023 nga Hamasi.

Më shumë se 39.000 palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë. Zona të gjera të Gazës qëndrojnë në gërmadha, krahas një bllokade paralizuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për veprimet e tij në Gaza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın