Gaza, 10 të vrarë në sulmin izraelit në shkollën ku ishin strehuar palestinezët e zhvendosur
Të paktën 10 palestinezë u vranë dhe shumë u plagosën në sulmin izraelit ndaj shkollës "Jaffa" në verilindje të qytetit të Gazës, ku po strehoheshin të zhvendosurit

Istanbul
Të paktën 10 palestinezë u vranë dhe shumë u plagosën në sulmin izraelit ndaj shkollës "Jaffa" në verilindje të qytetit të Gazës, ku po strehoheshin të zhvendosurit, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim në llogarinë Telegram të Drejtorisë së Mbrojtjes Civile në Gaza, është dhënë informacion për këtë çështje.
Në deklaratë thuhet se Izraeli bombardoi shkollën "Jaffa" në verilindje të qytetit të Gazës, ku po strehoheshin njerëzit e zhvendosur dhe se sipas njoftimeve fillestare, 10 persona u vranë ndërsa shumë të tjerë u plagosën në sulm.
Ekipet e shpëtimit nxorën nga rrënojat trupat e atyre që u vranë në sulm dhe shumë të plagosurve dhe se përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në rajon.