Bota

Gaza, 1.482 palestinezë të vrarë që nga 18 marsi kur Izraeli rifilloi sulmet

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 50.846 ndërsa numri i të plagosurve në 115.729

Muhammed Emin Canik  | 09.04.2025 - Përdıtësım : 10.04.2025
Gaza, 1.482 palestinezë të vrarë që nga 18 marsi kur Izraeli rifilloi sulmet

Istanbul

Me 36 viktima është rritur në 1.482 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e dhunshme që ushtria izraelite rifilloi në Rripin e Gazës më 18 mars pas prishjes së armëpushimit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet e vazhdueshme izraelite në Gaza.

Në spitale mbërritën trupat e 36 personave të vrarë dhe 41 personave të plagosur gjatë sulmeve të ushtrisë izraelite në 24 orët e fundit.

Të paktën 1.482 palestinezë janë vrarë dhe 3.688 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke shkelur armëpushimin e arritur më 19 janar.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 50.846 ndërsa numri i të plagosurve në 115.729.

Thuhet se në Rripin e Gazës nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın