Bota

Gaza, 3 të vrarë nga një sulm izraelit në kampin e refugjatëve Nuseirat, përfshirë 2 fëmijë

Trupat e viktimave u transportuan në spitalin Al-Awda në qytet pas sulmit

Shpetim Hiseni  | 22.04.2025 - Përdıtësım : 22.04.2025
Gaza, 3 të vrarë nga një sulm izraelit në kampin e refugjatëve Nuseirat, përfshirë 2 fëmijë

Shkup

Një sulm izraelit në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore vrau sot tre palestinezë, duke përfshirë dy fëmijë, raporton Anadolu.

Trupat e viktimave u transportuan në spitalin Al-Awda në qytet pas sulmit.

Të paktën 26 palestinezë të tjerë u vranë në sulmet ajrore izraelite në Gaza gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve nga lufta gjenocidale e Izraelit që nga tetori 2023 në 51.266, tha të sot Ministria e Shëndetësisë.

Ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj në Gaza më 18 mars, duke prishur marrëveshjen e armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve që hyri në fuqi në janar.

Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhra arresti për Netanyahun dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın