Bota

Gaza, falet xhumaja në rrënojat e xhamive të shkatërruara nga Izraeli

Banorët e enklavës palestineze janë tubuar jashtë xhamive të shkatërruara apo edhe midis rrënojave brenda xhamive për të falur xhumanë. Ata vendosën qilima, pëlhura dhe dyshekë mbi mbeturinat e xhamisë duke improvizuar vendin për lutje

Ekip  | 14.03.2025 - Përdıtësım : 14.03.2025
Gaza, falet xhumaja në rrënojat e xhamive të shkatërruara nga Izraeli

Gaza

Palestinezët në Rripin e Gazës kanë falur namazin e xhumasë së dytë të muajit të Ramazanit mes rrënojave të xhamive të shkatërruara nga lufta brutale izraelite në enklavë, raporton Anadolu.

Banorët e enklavës palestineze janë tubuar jashtë xhamive të shkatërruara apo edhe midis rrënojave brenda xhamive për të falur xhumanë.

Numër i madh i besimtarëve që janë tubuar për namazin e xhumasë është parë edhe në xhaminë Imam Shafii në lagjen Al Zaitoun në veri të Gazës. Ata vendosën qilima, pëlhura dhe dyshekë mbi mbeturinat e xhamisë duke improvizuar vendin për lutje.

Të paktën 48.500 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, në luftën brutale izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023.

Sulmet u ndërprenë në bazë të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve, e cila hyri në fuqi në muajin janar, por pavarësisht kësaj marrëveshjeje të arritur me Hamasin, Izraeli vazhdon të shkelë shpesh armëpushimin në Gaza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.