Gaza, mjeku palestinez shpërthen në lot kur sheh trupat e pajetë të prindërve të tij në spital
Mjeku palestinez, Ahmed Najjar shpërtheu në lot kur pa nënën dhe babanë e tij mes trupave të pajetë të sjellë në spital pas bombardimeve të Izraelit në Rripin e Gazës

Gaza
Mjeku palestinez, Ahmed Najjar shpërtheu në lot kur pa nënën dhe babanë e tij mes trupave të pajetë të sjellë në spital pas bombardimeve të Izraelit në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.
Stafi i spitalit "Nasser" në Gazën jugore mori thirrje për ndihmë, siç ka marrë pothuajse çdo ditë që nga 7 tetori 2023, pas sulmit të Izraelit në zonë.
Pasi mjeku Najjar, një nga mjekët e spitalit, mori lajmin se një shtëpi në Khan Younis, ishte bombarduar, ai mori një telefonatë ku u njoftua se shtëpia e bombarduar ishte e tij.
Ambulancat transportuan në spital të vdekurit dhe të plagosurit.
Pasi mësoi se familja e tij ishte shënjestruar në sulm, mjeku palestinez hoqi mbulesën nga një prej trupave të pajetë të sjellë në spital dhe pa se ishte babai i tij.
Kur mjeku palestinez hapi mbulesën tjetër, gjeti trupin e pajetë të nënës së tij.
I shtangur nga ajo që pa, mjeku Najjari shpërtheu në lot.
Personeli mjekësor dhe ekipet e kërkim-shpëtimit që punojnë në kushte të vështira gjatë sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës përballen shpesh me skena të ngjashme të dhimbshme.