Afra Aksoy,Mustafa Deveci
05 Maj 2019•Përditësim: 05 Maj 2019
Në sulmet e fundit të ushtrisë izraelite, sipas palës izraelite, për shkak të sulmit me raketa nga Rripi i Gazës, jetën e kanë humbur dy palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza njofton se në sulmet izraelite në lindje të Gazës humbën jetën Bilal al-Bana dhe Abdullah Abu al-Ata.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se numri i të vrarëve në sulmet ajrore, që ndërmerr Izraeli nga dita e djeshme në Rripin e Gazës, është rritur në nëntë, ndërsa 80 të tjerë janë plagosur.
Në mesin e viktimave është edhe një foshnje 14-muajshe dhe nëna e saj shtatzëne.
Përderisa Izraeli vazhdon sulmet në Gaza, pala palestineze kundërpërgjigjet me raketa.
- Policia izraelite njofton për dy viktima izraelite
Zëdhënësi i policisë izraelite, Micky Rosenfeld tha se nga pasojat e raketave të shkrepura nga Gaza në Izrael, në qytetin jugor izraelit Ashkelon jetën e kanë humbur dy shtetas izraelitë dhe një ka pësuar plagë të rënda
Rosenfeld tha se do informojë në mënyrë shtesë opinionin për detajet e rastit.
Mediat izraelite raportojnë se dy izraelitët e vrarë ishin viktima të dy sulmeve të ndara raketore dhe se kanë vdekur në spitalin në Ashkelon.
Sot në mëngjes u vra një izraelit tjetër në sulmet raketore në Ashkelon.
Forcat izraelite nga e premtja kryejnë sulme të ashpra ajrore në Gaza dhe deri tani kanë vrarë të paktën 13 palestinezë.