Bota

Gaza, në sulmet izraelite që nga 7 tetori janë vrarë 85 punonjës të mbrojtjes civile

Sipas deklaratës nga Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Rripin e Gazës, në sulmet e Izraelit në Gaza që nga 7 tetori 2023 kanë humbur jetën 85 punonjës të njësisë së mbrojtjes civile, janë plagosur 301 të tjerë, ndërsa 20 persona janë arrestuar

Hosni Nedim, Halime Afra Aksoy  | 18.11.2024 - Përdıtësım : 18.11.2024
Gaza, në sulmet izraelite që nga 7 tetori janë vrarë 85 punonjës të mbrojtjes civile

Gaza

Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Rripin e Gazës njoftoi se në sulmet e kryera nga Izraeli që nga 7 tetori 2023 janë vrarë 85 punonjës të saj dhe se janë shkatërruar 56 automjete dhe 17 zyra, transmeton Anadolu.

Drejtoria e Mbrojtjes Civile publikoi një deklaratë në lidhje me sulmet e Izraelit ndaj ekipeve të mbrojtjes civile që shërbejnë në Gaza si dhe ndaj automjeteve dhe qendrave të drejtorisë.

Sipas deklaratës, në sulmet e Izraelit në Gaza që nga 7 tetori 2023 kanë humbur jetën 85 punonjës të njësisë së mbrojtjes civile dhe janë plagosur 301 të tjerë, ndërsa 20 persona janë arrestuar nga ushtarët izraelitë.

Në sulme, 14 nga qendrat dhe zyrat e drejtorisë u shkatërruan plotësisht, ndërsa 3 prej tyre u shkatërruan pjesërisht.

Ushtria izraelite gjithashtu ka shënjestruar edhe automjetet që i përkasin ekipeve të mbrojtjes civile dhe ka shkatërruar 56 automjete, duke përfshirë zjarrfikëse, shpëtimi, reagimit të shpejtë, cisternë uji, autoambulancë dhe automjete administrative, ndërkohë që 40 prej tyre i ka bërë plotësisht të papërdorshme.

Qendrat e mbrojtjes civile u goditën drejtpërdrejt 6 herë gjatë sulmeve dhe ekipet u shënjestruan 17 herë gjatë misioneve në terren. Këto sulme shkaktuan një dëm prej rreth 1 milion e 300 mijë dollarë.

Në deklaratë theksohej gjithashtu se ushtria izraelite ka detyruar sistemin e mbrojtjes civile të çaktivizohet plotësisht në veri të Rripit të Gazës dhe ekipet i ka dërguar me forcë në qendrën dhe jugun e Rripit të Gazës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın