Bota

Gaza, rritet në të paktën 45.220 numri i të vdekurve nga sulmet izraelite

“Forcat izraelite vranë 21 persona dhe plagosën 61 të tjerë në tre masakra ndaj familjeve në 24 orët e fundit. Shumë njerëz ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk mund t’i arrijnë ata”, njoftoi ministria palestineze

Ikrame Imane Kouachi  | 21.12.2024 - Përdıtësım : 21.12.2024
Gaza, rritet në të paktën 45.220 numri i të vdekurve nga sulmet izraelite

Ankara

Të paktën 21 palestinezë të tjerë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve që nga viti i kaluar në 45,227, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza tha rreth 105.573 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023.

“Forcat izraelite vranë 21 persona dhe plagosën 61 të tjerë në tre masakra ndaj familjeve në 24 orët e fundit. Shumë njerëz ende janë të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk mund t’i arrijnë ata”, njoftoi ministria palestineze.

Izraeli ka nisur një luftë gjenocidale ndaj Rripit të Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas në tetor të vitit të kaluar.

Gjenocidi izraelit në Gaza ka tërhequr një dënim ndërkombëtar në rritje, me zyrtarë dhe institucione që i etiketojnë sulmet dhe bllokimin e dërgesave të ndihmave si një përpjekje të qëllimshme për të shkatërruar një popullsi.

Muajin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën kundër Gazës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.