Dildar Baykan
13 Shkurt 2017•Përditësim: 13 Shkurt 2017
ANKARA (AA) – Gjendet çertifikata e Çmimit Nobel për Paqe dhe medalja e praruar të cilat javën e kaluar u vodhën nga mbrojtësi indian i të drejtave të fëmijëve, Kailash Satyarthi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi në BBC, autoritetet e sigurisë kanë gjetur medaljen dhe çertifikatën e Çmimit Nobel, si dhe xhevahiret e tjera që u vodhën nga shtëpia e Satyarthi në New Delhi javën e kaluar.
Bëhet e ditur se në kuadër të hetimeve janë arrestuar 3 persona.
Duke folur për gazetën India Today, Satyarthi është shprehur se “Gjithmonë do të kem besim në qeverinë, policisë dhe popullin e këtij shteti. Falënderoj policinë e Delhi-t për intervenimin e mprehtë dhe të shpejtë në gjetjen e gjërave të vjedhura nga shtëpia ime".
Ndryshe, 63-vjeçari mbrojtës i të drejtave të fëmijëve, Satyarthi, ka fituar Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2014 së bashku me mbrojtësen e të drejtave të njeriut nga Pakistani Malala Yusufzay.