Erbil Başay
17 Tetor 2022•Përditësim: 17 Tetor 2022
Ambientalistët në Gjermani pushtuan ndërtesën e Ministrisë së Financave në kryeqytetin e Berlinit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në postimin e publikuar në llogarinë në twitter të grupit ambientalist “Extinction Rebellion” thuhet se aktivistët pushtuan Ministrinë e Financave në Berlin dhe se aty u bllokua zyra e ministrit të Financave, Christian Lindner.
Në rrjetet sociale janë shpërndarë edhe pamje nga pushtimi i ministrisë, ku shihen ambientalistët duke hapur pankarta dhe duke brohoritur parulla.
Me pankarta të varura nga ballkoni i ministrisë, protestuesit kërkuan fshirjen e borxheve të vendeve të pazhvilluara dhe ndalimin e shfrytëzimit të ri kolonialist.
Ambientalistët i kërkuan ministrit Lindner që të bisedojë me ta dhe që të përmbushë premtimet e tij për të fshirë borxhet e vendeve të varfra.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA njoftoi se Lindner foli me aktivistët.
Aktivistët edhe më parë kanë kryer veprime duke ngjitur duart në rrugë në daljet e autostradave në Berlin për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës klimatike dhe po ashtu vendosën alarmin e zjarrit në Bundestag.