Ekip
15 Maj 2016•Përditësim: 16 Maj 2016
BERLIN (AA) - Policia gjermane deklaroi se ka arrestuar mbi 100 persona pas përleshjeve me forcat e sigurisë gjatë një proteste kundër përdorimit të lëndëve djegëse fosile në lindje të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia e Cottbus-it njoftoi se deri te konflikti erdh qysh të shtunën, kur rreth 300 protestues u përpoqën të hyjnë në termocentralin "Schwarze Pumpe", i cili i përket grupit suedez "Vattenfall". Një grup protestuesish sulmuan sigurimin e termocentralit, shkatërruar gardhin dhe hynë në oborr.