Ayhan Şimşek
02 Gusht 2019•Përditësim: 04 Gusht 2019
Autoritetet gjermane sot njoftuan se kanë konfiskuar një sasi rekord prej 4,5 ton kokainë në portin e qytetit të Hamburgut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vlera e përllogariur e kokainës nëse shitet në pakicë është rreth 1 miliard euro, duke e bërë atë konfiskimin më të madh të drogës në historinë e Gjermanisë.
Droga u zbulua dy javë më parë kur shërbimet doganore kontrolluan një kontejner mallrash që ishte dërguar nga Uruguaji për në Belgjikë, thuhet në kumtesën e shërbimit gjerman të doganave.
Sipas kumtesës, pakot që përmbanin drogë ishin fshehur në më shumë se 200 çanta sportive.