Erbil Başay
20 Qershor 2016•Përditësim: 20 Qershor 2016
BERLIN (AA) - Mijëra persona në qytete të ndryshme të Gjermanisë kanë protesutar kundër racizmit, raporton Anadolu Agency (AA).
Unioni i Sindikatave Gjermane, Kisha Protestane, Këshilli Qendror i Muslimanëve dhe Amnesty International me një iniciativë të formuar nga një organizatë e shoqërisë civile që operon në median sociale, me sloganin "dorë për dore kundër racizmit" kanë zhvilluar protesta në shumë qytete kryesisht në Berlin, Münih, Hamburg dhe Leipzig.
Protestuesit në Berlin kanë formuar "një zinxhir me njerëz" duke u kapur dorë për dore nga kampi i refugjatëve në rajonin Kreuzberg e deri në ndërtesën e bashkisë së qytetit.