Bota, Koronavirusi

Gjermani, rritet në 1.048 bilanci i të vdekurve nga COVID-19

Sipas të dhënave të fundit të ministrive rajonale të shëndetësisë dhe Universitetit Johns Hopkins, numri i rasteve në vend është rritur për 5.478 në 24 orët e fundit, duke shkuar në gjithsej 83.459

Cüneyt Karadağ  | 02.04.2020 - Përdıtësım : 03.04.2020
Gjermani, rritet në 1.048 bilanci i të vdekurve nga COVID-19

Berlin

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Gjermani është rritur në 1.048, pasi 117 viktima janë konfirmuar në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të fundit të ministrive rajonale të shëndetësisë dhe Universitetit Johns Hopkins, numri i rasteve në vend është rritur për 5.478 në 24 orët e fundit, duke shkuar në gjithsej 83.459.

Shteti më i prekur i Gjermanisë është Bavaria, ndërsa pas tij radhitet Nordrhein-Westfalen.

Deri më tani, në Bavari jetën kanë humbur 298 persona, ndërsa në Nordrhein-Westfalen 216.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın