Bota

Gjermani, shpallen rezultatet e përkohshme zyrtare nga zgjedhjet e përgjithshme

Sipas rezultateve të përkohshme zyrtare të shpallura nga Këshilli Zgjedhor Gjerman, partitë e Unionit Kristian (CDU/CSU) fituan zgjedhjet me 28.6 për qind të votave

Salih Okuroğlu  | 24.02.2025 - Përdıtësım : 24.02.2025
Gjermani, shpallen rezultatet e përkohshme zyrtare nga zgjedhjet e përgjithshme

Ankara

Sipas rezultateve të përkohshme zyrtare të shpallura nga Këshilli Zgjedhor Gjerman, partitë e Unionit Kristian (CDU/CSU) fituan zgjedhjet me 28.6 për qind të votave, transmeton Anadolu.

Këshilli Zgjedhor Gjerman ka shpallur rezultatet e përkohshme zyrtare të zgjedhjeve të përgjithshme.

Sipas kësaj, CDU/CSU e cila përbëhet nga Partia e Unionit Kristian Demokrat (CDU) dhe partia e saj simotër Partia e Unitetit Social (CSU) e organizuar në shtetin e Bavarisë, fituan zgjedhjet me 28.6 për qind të votave.

Partia populiste e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është në vendin e dytë me 20.8 për qind të votave, duke marrë 10.4 për qind më shumë se në zgjedhjet e mëparshme.

Ndërsa Partia Socialdemokrate (SPD) është në vendin e tretë me 16.4 për qind të votave dhe Partia e Gjelbër është në vendin e katërt me 11.6 për qind.

Partia e Majtë rriti votat me 3.9 për qind krahasuar me zgjedhjet e mëparshme dhe arriti në 8.8 për qind të votave.

Partia e Lirë Demokratike (FDP) e cila u largua nga qeveria dhe bëri që vendi të mbajë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, mbeti nën pragun e 5 për qind me 4.3 për qind të votave.

Partia "Aleanca Sahra Wagenknecht - "Për Mirëkuptim dhe Drejtësi" (BSW) e cila mori pjesë për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme, me 4.9 për qind të votave nuk arriti të kalojë pragun.


- Shpërndarja e ulëseve në Parlamentin federal

Shpërndarja e ulëseve në Parlamentin Federal (Bundestag) të Gjermanisë është si më poshtë: CDU/CSU 208, AfD 152, SPD 120, Të Gjelbrit 85, Partia e Majtë 62.

Sipas këtyre rezultateve asnjë parti nuk mund të formojë e vetme qeverinë.

Në Gjermani për formimin e shumicës në Bundestag, duhen të paktën 316 deputetë.

Në këtë situatë mundësia më e madhe është që të formohet një qeveri koalicioni mes CDU/CSU dhe SPD, të cilat arrijnë gjithsej 328 deputetë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.