Emin Avundukluoğlu
26 Nëntor 2015•Përditësim: 26 Nëntor 2015
BERLIN (AA) - Gjermania në luftën kundër organizatës terroriste DAESH po përgatitet të dërgojë në Siri avionët zbulues “Tornado”, raporton Anadolu Agency (AA).
Burimet qeveritare bëjnë të ditur se vendimi për dërgimin e avionëve zbulues “Tornado” në Siri është marrë në takimin e mbajtur ditën e sotme mes Kancelares Angela Merkel dhe ministres së Mbrojtjes, Ursula von der Leyen.