Ayhan Şimşek
03 Nëntor 2016•Përditësim: 03 Nëntor 2016
BERLIN (AA) - Mësohet se Gjermania i ka dhënë pasaportë të përkohshme ish-kryeredaktorit të gazetës turke "Cumhuriyet", Can Dündar, për të cilin ka një urdhër arresti në kuadër të hetimeve të kryera në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se pasaporta e përkohshme Can Dündarit i ofron atij mundësinë që të qëndrojë në mënyrë të ligjshme në Gjermani dhe të udhëtojë jashtë vendit edhe nëse i anulohet pasaporta turke.
Pasaporta e përkohshme e cila jepet nga autoritetet gjermane vetëm në raste të jashtëzakonshme njihet si "dokument udhëtimi për të huajt" ose në gjuhën gjermane "Reiseausweis für Auslaender”. Pasaporta me ngjyrë gri në Gjermani mund të përdoret edhe si "kartë identiteti rezervë".
Ndaj Can Dündar i cili ka udhëtuar drejt Gjermanisë para tentativës për grushti shteti më 15 korrik ka patur një urdhër arresti të lëshuar ditën e hënë në kuadër të hetimeve të kryera nga Prokuroria e Stambollit.
Gjykata e gatshme numër 5 penale e Stambollit në kuadër të hetimeve kundrejt drejtuesve dhe artikullshkruesve të gazetës "Cumhuriyet", ndaj Can Dündar kishte dhënë vendimin për urdhër arrestin me arsyetimin se "Pas përcaktimit se jeton në Gjermani ka dyshime për arratisje dhe se hetimet dhe ndjekjet penale që kanë të bëjnë mund të dështojnë."
Ndërsa në deklaratën e bërë nga Prokuroria e Stambollit ishte vënë në dukje se drejtuesit e gazetës duke përfshirë edhe Dündar dhe drejtuesit e vakëfit të cilët janë në pozitën e pronarit të gazetës janë "mbështetës të organizatave terroriste PKK/KCK dhe FETÖ/PDY", ku pak kohë para grushtit të shtetit më 15 korrik kanë kryer publikime legjitimuese të puçit. Në kuadër të kësaj janë nisur hetimet për akuzën "kryerje të krimit në emër të organizatës duke mos qenë anëtarë në organizatën terroriste FETÖ dhe PKK."
Ndërsa Can Dündar në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter kishte refuzuar akuzat e drejtuara ndaj tij.