Cüneyt Karadağ
26 Mars 2021•Përditësim: 26 Mars 2021
Gjermania ka regjistruar 21.573 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Institutit Robert Koch (RKI), numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 2.734.753, kurse i viktimave në 75.623, prej të cilëve 183 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
Deri më tani, 250 mijë njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër virusit, kurse 3,75 milionë dozën e dytë.