Sarp Özer
31 Gusht 2016•Përditësim: 01 Shtator 2016
JARABULUS (AA) - SARP ÖZER
Vazhdon kthimi në normalitet i jetës në Jarabulus, qytet ky që u shpëtua nga forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane, me mbështetjen e Forcave të Armatosura Turke dhe koalicionit ndërkombëtar, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë që ofensiva "Mburoja e Eufratit" është duke vazhduar, qyteti i shpëtuar në saj të kësaj ofensive, Jarabulusi është duke i'u kthyer gjendjes normale. Më shumë se gjysma e qepenave janë hapur, ndërsa furrat e bukës funksionojnë normalisht.
Qytetarët e Jarabulusit janë dyndur në markete dhe dyqane, ndërsa për shkak të mungesës së energjisë elektrike në qytet një nga bizneset që është duke lulëzuar këto ditë është edhe shitja e gjeneratorëve të ndryshëm për prodhimin e energjisë elektrike.
Banorët kanë filluar të kalojnë kohë jashtë në rrugë, si dhe të blejnë sende dhe gjëra të nevojshme nga shitësit ambulantë të cilët kanë filluar të jenë prezent.
Disa banorë të Jarabulusit të cilët nuk pranuan të bëjnë të ditur identitetin e tyre, u shprehën se në kohët e shkuara kur qyteti ishte nën kontrollin e DAESH-it, ishte koha e "xhehenemit". Ata tregojnë se për shumë gjëra ka pasur kufizime, madje për shkak të gjatësisë së munguar të mjekrës disa qytetarë janë dënuar me 15 kamxhikë.
Tregtarët ankohen se në kohën e DAESH-it nuk bënin mjaftueshëm punë. Duke theksuar se një pjesë e mirë e qytetarëve të Jarabulusit u detyruan të ikin nga vendi gjatë kontrollit të DAESH-it, tregtarët pohojnë se me kalimin e kontrollit tek ULS çdo gjë po shkon drejt normalizimit. Ndërkohë në rrugët e qytetit shihen gra të cilat dalin për blerje të ndryshme.
Nga ana tjetër ushtarët e ULS-së janë duke vazhduar me masa të rrepta sigurie në qendër të qytetit.