Cüneyt Ateş
13 Qershor 2016•Përditësim: 13 Qershor 2016
ANKARA (AA) – Goditen me obusë të llojit Firtina (Furtuna) objektivat e organizatës terroriste DAESH në veri të Sirisë për të cilët u zbulua se po përgatitnin gjuajtje me topa drejt Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga burime të sigurisë, ndaj objektivave që përbëheshin nga një automjet me raketa Katjusha, dy ndërtesa dhe dy depo mortajash të organizatës terroriste DAESH për të cilët u zbulua se ishin në përgatitje për gjuajtje me topa drejt Turqisë, u hap zjarr në kufi me obusë të stacionuar të llojit Firtina (Furtuna).
Operacioni gjithashtu u realizua në rajonin Tughali nga avionët e koalicionit.
Si rezultat i gjuajtjeve dhe operacionit ajror, sipas informacioneve të para, krahas objektivave janë eliminuar edhe pesë pjesëtarë të organizatës terroriste DAESH.
Nga ana tjetër, vendbanimi Hamzat në jug të Kafrah-s, që gjendet nën kontrolin e DAESH-it, u mor nën kontroll nga ana e forcave opozitare.