Greqi, partia opozitare SYRIZA akuzon qeverinë se toleron dhunën
“Banditët e pacipë të së djathtës ekstreme, që nuk guxojnë të ngatërrohen me dikë të shtatit të tyre, sulmojnë individë të dobët. Kjo është strategjia e fashizmit”, tha ligjvwnwsja Akrita
Athinë
Partia e majtë opozitare greke SYRIZA ka akuzuar qeverinë për tolerim të dhunës nga kriminelët e ekstremit të djathtë, transmeton Anadolu.
“Banditët e pacipë të së djathtës ekstreme, që nuk guxojnë të ngatërrohen me dikë të shtatit të tyre, sulmojnë individë të dobët. Kjo është strategjia e fashizmit”, tha Elena Akrita, ligjvënësve e partisë përgjegjëse për të drejtat dhe barazinë.
Komentet e saj ishin në përgjigje të videos së shfaqur në mediat sociale greke që tregonte një fëmijë 10-vjeçar në qytetin Komotini, ku jetojnë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të komunitetit turk, i poshtëruar dhe i kërcënuar nga disa për të thirrur emrin e liderit të dënuar të partisë neo-naziste Agimi i Artë, Ilias Kasidiaris.
“E gjithë kjo, për fat të keq, po ndodh me tolerancën e qeverisë së Kyriakos Mitsotakis. Ne do të luftojmë derisa ata të lënë jetët tona dhe t’i dërgojmë ata (fashistët) atje ku e kanë vendin, në kanalet e qelbura të historisë”, tha Akrita.
Ilias Kasidiaris u arrestua në vitin 2013 së bashku me disa ligjvënës të tjerë të partisë Agimi i Artë, me akuzën se i përkisnin një organizate kriminale. Në vitin 2020, Kasidiaris u dënua me 13 vjet burg për rolin e tij në partinë e ndaluar.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.