Greqi, pezullohet transporti detar në shumë porte për shkak të erërave të forta
Sipas të dhënave të Zyrës Meteorologjike Greke, shpejtësia e erërave sot në rajon do të arrijë deri në 10 boforë.
Athinë
Transporti detar në shumë porte të Greqisë është pezulluar për shkak të erërave të forta, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të televizionit grek shtetëror ERT, për shkak të erërave të forta në Egje, u ndalua lundrimi në shumë porte përfshirë Piraeus, Lavrio, Rafina, Volos dhe Kavalla.
Për shkak të ndalesës, transporti detar në mbarë vendin u ndërpre ndërsa aksesi në shumë ishuj nuk u mundësua.
Sipas të dhënave të Zyrës Meteorologjike Greke, shpejtësia erërave sot në rajon do të arrijë deri në 10 boforë.