Derya Gülnaz Özcan
14 Janar 2022•Përditësim: 15 Janar 2022
Greqia do të filloj të përdorë pilulën "Molnupiravir" të zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane Merck kundër koronavirusit të ri COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zv/ministrja e Shëndetësisë e Greqisë, Mina Gaga, tha se ilaçi mund të zvogëlojë numrin e pacientëve në terapi intensive dhe tha se tashmë mund të përdoret edhe nga pacientët me kërkesën e mjekëve në platformën digjitale përkatëse.
Ilaçi, i cili do të ketë një përdorim të ngjashëm me atë të antitrupave monoklonal, nuk do të përdoret për gratë shtatzëna.
Pëlqimi i pacientit do të obligohet për përdorimin e ilaçit, i cili ende nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).
Nëse mjeku jep leje për përdorim, ilaçi do të dërgohet në shtëpinë e pacientëve.