Büşra Nur Bilgiç Çakmak
02 Mars 2020•Përditësim: 03 Mars 2020
Ushtria greke ka njoftuar se sot do të zhvillojë një stërvitje ushtarake 24-orëshe me plumba të vërtetë në afërsi të kufirit turk, transmeton Anadolu Agency (AA).
Korpusi i Katërt i Ushtrisë, me qendër në Xanthi në pjesën verilindore të Greqisë, njoftoi dje se stërvitja është vendosur të bëhet në zonat kufitare Kipoi dhe Kastanies.
Zyrtarët kanë paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë larg zonës pasi mitrolozët, pushkat dhe pistoletat do të përdoren gjatë stërvitjes ushtarake.