Ekip
25 janar 2022•Përditësim: 25 janar 2022
Një mot i ashpër me reshje intensive bore goditi rajonin e kryeqytetit të Greqisë të hënën, si dhe ishujt Cikladë në detin Egje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në Athinë, Akropoli antik u mbulua me shtresa të trasha bore, ndërsa disa ishuj në Cikladë gjithashtu përjetuan reshje të dendura bore.
Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, temperaturat nën zero dhe reshjet e dendura të borës janë karakteristikat kryesore të motit të keq që ka goditur edhe pjesë të tjera të vendit.
Rrethinat veriore të Atikës janë mbuluar nga dëbora që nga orët e para të së hënës me temperatura që kanë arritur në minus 2 gradë Celsius.
Po ashtu janë regjistruar edhe stuhi bore.
Përkeqësimi i motit ka bllokuar ka rënduar trafikun, ndërsa shumë fluturime gjithashtu janë anuluar ose vonuar.
Ndërprerje janë regjistruar edhe në udhëtimet me trena dhe tramvaje.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme pasi rrugët janë shndërruar në akull.
Reshjet e dendura kanë shkaktuar që autoritetet të pezullojnë mësimin në shkolla për dy ditë.