Furkan Naci Top
06 Maj 2016•Përditësim: 06 Maj 2016
ATHINË (AA) - Punonjësit e sektorit publik dhe privat në Greqi, filluan një grevë të përgjithshme tre ditore kundër rregullores së pensioneve dhe taksave, që do të votohet këtë fundjavë në parlament, raporton Anadolu Agency (AA).
Me thirrjen e Federatës së Punonjësve Publike të Greqisë (ADEDY) dhe Konfederatës së Sindikatave të Punëtorëve të Greqisë (GSEE), punonjësit dhe oficerët do të organizojnë demonstrata kundër projekt ligjeve të cilat pritet të votohen këtë fundjavë.
GSEE e cila më parë në kuadër të ditës së punës kishte bërë thirrje për grevë një ditore të dielën e ardhshme dhe demonstrata, e akuzoi qeverinë për "grusht parlamentar" për shkak të vendimit të saj për votimin e reformave në parlament këtë fundjavë.