Bota

Grupet e rezistencës palestineze shënjestrojnë ushtarët dhe mjetet izraelite në Gaza

Në deklaratën e Brigadave Kassam thuhet se një grup ushtarësh izraelitë u zunë në pritë në një shtëpi në Rafah dhe se ushtarët brenda saj u vranë dhe u plagosën kur shtëpia shpërtheu

Yakoota Al Ahmad, Gülşen Topçu, Zeynep Tüfekçi Gülay  | 02.07.2024 - Përdıtësım : 03.07.2024
Grupet e rezistencës palestineze shënjestrojnë ushtarët dhe mjetet izraelite në Gaza

Istanbul

Brigadat Kassam, krahu ushtarak i Hamasit dhe Brigadat Al-Quds, krahu ushtarak i Xhihadit Islamik shënjestruan ushtarët dhe mjetet izraelite brenda Gazës dhe në vende pranë kufirit, transmeton Anadolu.

Nga llogaritë e Brigadave Kassam dhe Brigadave Al-Quds në Telegram u dhanë informacione për zhvillimet ushtarake në Rafah në jug të Rripit të Gazës dhe në qytetin e Gazës në veri dhe vendbanimet në kufi.

Në deklaratën e Brigadave Kassam thuhet se një grup ushtarësh izraelitë u zunë në pritë në një shtëpi në qytetin jugor Rafah dhe se ushtarët brenda saj u vranë dhe u plagosën kur shtëpia shpërtheu.

Në deklaratë thuhet se dy tanke të tipit 'Merkava' janë shënjestruar me një mjet shpërthyes të punuar me dorë të quajtur "Shuvaz" në lagjen Shujaiyye të qytetit të Gazës, një ushtar izraelit në një shtëpi u qëllua me snajper dhe se forcat izraelite të fshehura brenda një shtëpie u shënjestruan me një predhë artilerie të tipit TBG.

Kassam publikoi imazhe lidhur me momentin e zmbrapjes së automjeteve ushtarake izraelite që përparonin nga toka në lagjen Shujaiyye. Në deklaratën Brigadave Al-Quds thuhet se vendbanimet Kisufim, El-Ayn es-Salise, Nirim, Sufa, Hulit dhe vendbanimet në kufirin e Gazës janë shënjestruar me raketa.

Ushtarët izraelitë dhe automjetet e tyre u goditën me mortaja në lagjen Shujaiyye. Një sulm me bombë u krye mbi automjetet ushtarake izraelite në jugperëndim të Rafahut ndërsa është goditur një tank 'Merkava' dhe janë shënuar përleshje me ushtarët izraelitë rreth varrezave perëndimore.

Më tej në deklaratë thuhet se qendra komanduese në bazën ushtarake Amitay u godit nga raketa. Ushtarët izraelitë dhe automjetet e tyre u goditën me mortaja në linjën e furnizimit në aksin Netzarim në jug të qytetit të Gazës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın