Mohammad Sıo
18 Maj 2026•Përditësim: 18 Maj 2026
Grupi Huthi në Jemen rrëzoi një dron amerikan "MQ-9 Reaper" në guvernatoratin lindor Marib të vendit, raportoi sot media lokale, transmeton Anadolu.
Banorët dëgjuan shpërthime të forta mbi qytetin Marib ndërsa vëzhgonin lëshimin e një rakete mbrojtëse ajrore nga zona Sarwah në perëndim të qytetit, të ndjekura nga dy shpërthime në ajër, thanë mediat lokale, përfshirë platformën "Linja e Mbrojtjes" (Defense Line).
Aktivistët në mediat sociale qarkulluan imazhe për të cilat supozohet se tregojnë mbeturinat nga droni amerikan dhe ngarkesën e tij të raketave të shpërndara në një zonë shkretëtire në lindje të distriktit Wadi, sipas raportimeve.
"Linja e Mbrojtjes" tha se imazhet e qarkulluara tregojnë të paktën dy mbetje të raketave AGM-114R9X "Ninja", një version i modifikuar i raketës ajër-tokë "Hellfire" të projektuar për sulme precize.
Imazhet konfirmuan se rrënojat i përkisnin një droni amerikan "MQ-9 Reaper", një avion pa pilot i përdorur nga SHBA-ja "për operacione mbikëqyrjeje dhe kundërterrorizmit në Jemen", shtoi platforma.
Ndërkohë nuk ka patur asnjë koment nga Huthit ose ushtria amerikane në lidhje me incidentin e raportuar.