Abdullah Aşıran
20 prill 2022•Përditësim: 21 prill 2022
Holanda njoftoi se do të dërgojë rreth 200 ushtarë në grupin luftarak të NATO-s në Rumani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mes luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, NATO në fillim të këtij muaji njoftoi se po vendos katër grupe të reja luftarake shumëkombëshe në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki për të forcuar krahun e saj lindor.
"Ushtarët holandezë do të vendosen në bazën ushtarake në Cincu të Rumanisë këtë verë", thuhet në njoftimin e Ministrisë holandeze të Mbrojtjes.
Ata për 12 muaj do të jenë pjesë e grupit luftarak të NATO-s të udhëhequr nga Franca, i cili ka rreth 900 trupa.
Njoftimi thekson se një ekip inxhinierik ushtarak prej 85 anëtarësh mund të udhëtojë gjithashtu në Rumani muajin e ardhshëm.