Sinan Doğan
13 Tetor 2021•Përditësim: 13 Tetor 2021
Në Guatemalë të Amerikës Qendrore janë sekuestruar 650 kilogramë kokainë nga 3 anije që policia detare i ndaloi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit në shtypin rajonal, është zbuluar një sasi e madhe kokainë e fshehur në 3 anije, të cilat u ndaluan pas dyshimeve në jug të Oqeanit Paqësor.
650 kilogramë kokainë u kapën gjatë kontrollit të anijeve nga ekuipazhet e Komandës Detare të Paqësorit të Guatemalës.
Ekipet informuan se u arrestuan 5 persona të dyshuar, 3 nga Ekuadori dhe 2 nga Guatemala.
Trafikimi i drogës dhe roli i Guatemalës
Sipas autoriteteve amerikane, droga e dërguar nga vendet e Amerikës së Jugut kalon përmes Amerikës Qendrore dhe Meksikës përmes aeroplanëve, varkave dhe nëndetëseve, si dhe përmes karteleve ndërkombëtare.
Për shkak të përparësisë së vendndodhjes së saj gjeografike, Guatemala vepron si një urë lidhëse për drogën që kërkohet të dërgohet nga Amerika e Jugut në SHBA.
Sipas zyrtarëve të Guatemalës, çdo vit 3.500 njerëz vdesin në kontrabandën e drogës dhe operacionet e bandave në vend, ndërsa 90 për qind e drogës që arrin në SHBA kalon nëpër vendet e Amerikës Qendrore.
Sipas të dhënave zyrtare të Guatemalës, vitin e kaluar më shumë se 13,6 tonë kokainë u sekuestrua në operacione, ndërsa shifrat e këtij viti tejkaluan mbi 7 tonë.