İhvan Radoykov
04 Maj 2016•Përditësim: 05 Maj 2016
SOFJE (AA) – Përderisa vazhdojnë punimet për ndërtimin e gardhit me tela të gjatë 130 kilometra në kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë, Zëvendësministri bullgar i Punëve të Brendshme, Filip Gunev tha se “Asnjë mur ose gardh me tela nuk mundet ta pengojë plotësisht hyrjen e refugjatëve”, raporton Anadolu Agency (AA).
Gunev bëri të ditur se gardhi që do të ndërtohet mes pikave kufitare të Bullgarisë Malko Trnovo dhe Kapitan Andreevo do të përfundojë në fund të muajit maj.
Ai tha se vetëm javën e fundit nga Turqia kanë arritur të kalojnë në mënyrë ilegale 281 persona. “Nuk mund të mbyllet tërësisht një kufi i gjatë qindra kilometra. Ne po përpiqemi që t’i pengojmë lëvizjet e paligjshme si në hyrje, ashtu edhe në dalje. Edhe pse (në Meksikë) ekziston mur prej dhjetëra miliardë dollarësh, në njëfarë mënyre në SHBA kanë hyrë 10 milionë migrantë ilegalë. Kush e di sa tunele kanë hapur nën tokë”, tha Gunev.